Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Juventus ne Serie B (-9 pik)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
psychox
Vizitor




Juventus ne Serie B (-9 pik) Empty
MesazhTitulli: Juventus ne Serie B (-9 pik)   Juventus ne Serie B (-9 pik) Icon_minitimeThu Apr 26, 2007 9:54 pm

Objektivi i Juves, 100 pikėt

Ja skenari i mundshėm pėr tė synuar zonėn e "play-off"-it nė Serinė B, me qėllimin nė A

Juventus penalizohet nė mėnyrė ekstreme, njė preēedent i paparė pėr Futbollin italian. Zbritja e bardhezinjėve nė Serinė B duke i shtuar edhe -30 pikė tė tjera tė cilat Juventus duhet ti rekuperojė janė njė situatė tej e vėshtirė pėr skuadrėn e Deshamp. Asnjė ekip i Serisė A nuk ishte penalizuar nė tė kaluarėn nė njė mėnyrė kaq drastike. Nė momentin qė drejtuesit e futbollit italian po shpallnin dėnimet pėr skuadrat tė cilat ishin pėrfshirė nė skandalin mė tė bujshėm tė Serisė A, tė gjithė pothuajse kanė menduar njėzėri: "Juventus nė Serinė A mund tė rikthehet vetėm pas dy sezonesh". A mund tė ndodh vėrtetė njė gjė e tillė me njė skuadėr tė nivelit "me pesė yje"? Le tė analizojmė pak disa tė dhėna. Nė dy kampionatet e fundit tė Serisė B, nė tė cilin luajnė plot 22 ekipe, diferenca e pikėve midis tė parės dhe skuadrės e cila ėshtė renditur nė pozicionin e shtatė kanė qenė vetėm 15 pikė. Skuadra e cila pozicionohet nė vėndin e shtatė ka shumė rėndėsi tė pėrmendet sepse ekipi qė gjendet nė fund tė kampionatit vetėm njė vėnd mė lart pra ai qė renditet i gjashti ka tė drejtė qė tė ndeshet nė pėrballjet e "play-off" tė cilat e dėrgojnė fituesin e ēiftit nė Serinė A. Me njė penalizim tė tillė pikėsh Fiorentina dhe Lacio tė cilat janė ndėshkuar me pėrkatėsisht me -12 dhe -7 pikė tė cilat gjithashtu do tė luajnė nė Serinė B kanė mė shumė shanse se bardhezinjtė qė sezoni i 2007-2008 t'i gjejė nė Serinė A. Pėr tė arritur nė zonėn "play-off", Juventusi duhet tė grumbullojė jo mė pak se 96 pikė. Skuadra e Deshampit duhet ta pėrfundojė sezonin e Serisė B me 28 fitore, 12 barazime dhe tė mos humbasė mė shumė se dy ndeshje. Nėse Juventusi dėshiron qė sezonin tjetėr futbollistik ta luajė nė Serinė A pa fazėn e "playoff" atėherė duhet tė grumbullojė jo mė pak se 108 pikė. Pėr tė evituar zonėn e nxehtė tė Serisė B nė tė cilin skuadrat rrezikojnė qė tė spostohen nė Serinė C Juves i duhen plot 81 pikė, me tė njėjtėn sasi pikėsh Atalanta sezonin e kaluar ka arritur tė pozicionohet e para e Serisė B. Po Milani ēfarė duhet tė bėjė nė mėnyrė qė sezonin e ardhshėm ta luajė nė Ligėn e Kampionėve? Duhet tė grumbullojė 89 pikė.


Juvja, prezanton trajnerin
Deshamp: Seria A, thuajse e pamundur
Pas vendimit tė gjykatės sė shkallės sė parė, me Juventusin nė Serinė B me 30 pikė penalizim, trajneri i ri Didiė Deshamp ėshtė pesimist: "Ėshtė e vėshtirė tė arrish Serinė A vetėm nė njė vit, - tha tekniku francez gjatė prezantimit. - Pėrkundrazi, me 30 pikė penalizim, ėshtė thuajse e pamundur, por ne e kemi pėr detyrė tė provojmė, sepse Juvja duhet tė jetė njė krenari e tė gjithėve. Ndonjė shpresė? Nėse do tė na heqin njė pjesė tė mirė nga penalizimi 30 pikėsh, mund tė ishte ndryshe." Sigurisht, nuk do ta kishte imagjinuar asnjėherė qė aventura e tij nė stolin e Juventusit do tė fillonte nė kėtė mėnyrė: tė katapltuar nė Serinė B me njė "groposje" prej 30 pikėsh penalizim. "Kush do tė jetė sipas meje reagimi i tifozėve bardhezinj, nė veēanti i atyre tė skuadrave tė tjera? Kush i urrente, do t'i urrejė edhe mė shumė. Kush i ka dashur, do t'i dojė edhe mė shumė. Do tė flas me lojtarėt. Do tė ketė sigurisht provokime, e dimė dhe duhet tė jemi tė pėrgatitur. E ardhmja e lojtarėve? Unė do t'i mbaja tė gjithė. Por nėse do tė zgjidhja njė, do tė thosha Kanavaro, sepse ėshtė njė lojtar vendimtar. Nedvedi? Kur fola me tė, isha i bindur se do ta pranonte projektin sportiv. Disa ditė mė parė fola edhe me Del Pieron dhe mė tha qė do tė qėndrojė. Ai ėshtė i dashuruar pas kėsaj fanelle, ėshtė njė simbol dhe njė shembull, qė do t'i lejojė shokėt e tjerė tė marrin pjesė nė kėtė aventurė." Meriton njė kapitull mė vete ēėshtja "Zidane", duke parė miqėsinė qė i lidh dy francezėt, qė kanė luajtur sė bashku si te Juvja, ashtu edhe me Francėn: "Ajo ndeshje ishte sintezė e karrierės sė tij futbollistike, - shpjegon Deshampi. - Duke filluar qė nga magjitė, fiziku, dėmtimi, provokimi dhe reagimi. Mė vjen keq para sė gjithash pėr tė, rėndėsia qė iu dha gjestit tė tij, ishte e madhe dhe vetėm sepse ėshtė njė idhull nė Francė, pati njė trysni tė madhe mediatike. Por nuk ėshtė ai imazhi i vėrtetė si Zizusė, qė nė Francė, adhurohet pėr shumė gjėra tė tjera."


Moxhi: Mė vjen keq pėr skuadrat e tifozėt
Njė vendim tepėr i ashpėr: Juventusi nė Serinė B me 30 pikė penalizim, Moxhi dhe Xhiraudo tė pezulluar 5 vjetė. Kanė qenė kėto vendimet e Caf-it, pas njė mbledhjeje tė stėrgjatur. Luēiano Moxhi, sikurse pohoi vetė ai, ndihet jashtė botės sė futbollit dhe ėkshtu qė jo i pėrfshirė drejtėpėrsėdrejti: "Nuk mė vjen keq pėr veten, por pėr skuadrat e pėrfshira dhe pėr tifozėt e tyre." Por ish-drejtori i pėrgjithshėm i Juves ka dashur ta japė mendimin e tij pėr atė qė ai e ka cilėsuar si njė gjykim tė padrejtė: "Tė gjitha rezultatet e arritura nė fushė kanė qenė tė rregullta, renditjet e Juventusit dhe tė kundėrshtarėve kanė qenė realisht siē paraqiten nėpėr tabela. Asnjė ndeshje nuk ėshtė manipuluar, asnjė gjyqtar nuk ėshtė kushtėzuar. Dhe ja pėrse Juventusi sė pari, skuadrat e tjera, por mbitėgjitha tifozėt, janė ndėshkuar padrejtėsisht nga kjo ēėshtje. Dhe pėr kėtė mė vjen mė shumė keq."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Juventus ne Serie B (-9 pik)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Tė Lira :: Sporti-
Kėrce tek: